You are here: Home Rektorati Drejtoritë Drejtoria e Komunikimit Dokumentat Për Transferim Studimi

Universiteti i Tiranes

Dokumentat për Transferim

E-mail Print PDF
Universiteti i Tiranës ka përcaktuar procedurat dhe afatet për transferimin e studimeve nga një universitet tjetër në Universitetin e Tiranës. Të interesuarit duhet të paraqiten në rektoratin e universitetit nga data 27 gusht 2010 deri më 18 shtator 2010, me dosjen me dokumentat e mëposhtme.

DOKUMENTET QË KËRKOHEN PËR TRANSFERIMIN E STUDIMEVE NGA UNIVERSITETE JASHTË SHTETIT DHE ATO PRIVATE PËR NË UNIVERSITETIN E TIRANËS (SISTEMI ME KOHË TË PLOTË).
   1. Kërkesa për transferim me shkrim e të interesuarit (me adresë).
   2. Përmbajtja e planit dhe programit të studimit.
   3. Lista e lëndëve, krediteve dhe notave të fituara pranë Institucionit të Arsimit të Lartë përkatës.
   4. Kopje e noterizuar e indeksit të notave (librezës së studentit), për institucionet që kanë indeks.
   5. Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme.
   6. Për institucionet e arsimit të lartë jashtë vendit dokumentacioni duhet të jetë i përkthyer në shqip dhe i noterizuar në Shqipëri.
   7. Të gjitha dokumentet duhet të jenë të çertifikuara nga institucioni që i lëshon.
   8. Fotokopje të Kartës së Indentitetit.
   9. Mandat arkëtimi 1000 lekë. BANKA KREDINS Nr: 589007
Shënim: Këto dokumenta pranohen në zyrën e protokollit në Rektoratin e UT-së nga data  27.08.2010 deri 18.09.2010
 


Artikujt me te pare

Artikuj te fundit

Kontakto me ne

KontaktoRektorati i Universitetit të Tiranës 

  • Adresa: Sheshi "Nënë Tereza" Tirana, Albania
  • Kutia Postare Nr 183
  • Tel:  + 355 4 222840
  • Fax: + 355 4 2223981
  • Email: info@unitir.edu.al
  • Website: www.unitir.edu.al
  • Skype user: infounitir
  • Working Time from Monday to Friday 8:30 AM - 16:30