Përgjegjës i Departamentit

Eduard Andoni, diplomuar në Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Fizikë dhe Kimi Industriale. “Profesor” prej vitit 1994. Aktualisht është profesor, pranë departamentit të Kimisë.

Curriculum Vitae e Përgjegjësit të departamentit 

Kontakto: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.fshn.edu.al/

Historiku

PËRSHKRIMI I PUNËS I DEPARTAMENTIT TË KIMISË DHE NJË HISTORIK I SHKURTËR

 

 Në kuadrin e krijimit të Universitetit Shtetëror të Tiranës më 1957 (tani Universiteti i Tiranës), një nga Fakultetet më të rëndësishme ishte Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ku përkrah degëve Matematikë – Fizikë e Biokimi, u krijua dhe dega e Kimisë Industriale, e cila kishte në varësi të saj dhe Laboratorin e Kërkimeve Kimike, i krijuar që në vitin 1953 si institucioni i parë dhe mjaft i rëndësishëm kërkimor – shkencor.
Fillimisht dega e Kimisë Industriale ishte 4 vjeçare me një numër të kufizuar studentësh dhe me staf akademik që kishte mbaruar studimet jashtë vendit, në Perëndim dhe në Lindje. Në fillimet e degës kishte tri Katedra: Katedra e Kimisë së Përgjithshme dhe Inorganike me Përgjegjës Prof. Menella Karajani, Katedra e Kimisë Organike me Përgjegjës Prof. Kolë Popa, Katedra e Kimisë Analitike dhe Teknologjisë  me Përgjegjës Prof. Muharrem Frashëri.
 Me zhvillimin e vazhdueshëm të gjithë sektorëve të Universitetit të Tiranës, edhe dega e Kimisë Industriale ka pësuar evolucionin e saj në drejtimin didaktik, shkencor, organizativ etj. U rrit shumë numri i studentëve, pësoi një hop kërkimi shkencor, lidhja me ekonominë e institucionet e vendit e të huaja. Kjo kërkoi riorganizim të Katedrave të cilat u shtuan në pesë sipas gruplëndëve si: Katedra e Kimisë së përgjithshme e Inorganike ku kanë drejtuar Prof. M. Karajani, Prof. V.Kola, Prof. K.Spahiu. Prof. M. Prifti; Katedra e Kimisë Organike ku kanë drejtuar Prof. K. Popa, Doc.M. Haxhimusaj, Prof. K. Koci, Prof. P. Troja, Prof. G. Damani; Katedra e Kimisë Analitike ku kanë drejtuar Doc. F. Sazani; Prof. A. Çullaj, Prof. B. Baraj, Prof. Ass. O. Glozheni, Prof. P. Lazo, Katedra e Kimisë Fizike ku kanë drejtuar Prof. Viron Kola, Prof. S. Alia, Prof. I. Mele.
Pas viteve 90 dega e Kimisë u nda në dy Departamente ku u përgatitën kuadro në tri profile të veçanta: Departamenti i Kimisë përgatiti Kimist të përgjithshëm (tani Kimist) dhe Departamenti i Kimisë Industriale me dy profile.
Fillimisht funksionin e Përgjegjësit të Departamentit të Kimisë e ka kryer Prof. Alqi Çullaj, pastaj nga viti 1994 – 2000 Prof. Kosta Koci, nga viti 2000 – Janar 2008 Prof. Pandeli Troja dhe aktualisht që nga Janari 2008 Prof. Eduard Andoni.
Departamenti i Kimisë ka një staf pedagogësh dhe punonjësish prej 46 anëtarësh, nga këta: 11 janë Profesorë, 5 Prof. ass, 14 Doktorë, 2 Asistentë dhe 14 Laborantë, nga të cilët 13 janë me arsim të lartë.        
Struktura Administrative e Departamentit
Departamenti i Kimisë përbëhet nga katër grupe mësimore-shkencore:
1. Kimia e Përgjithshme dhe Inorganike
2. Kimia Analitike
3. Kimia Organike
4. Kimia Fizike e Koloidale.
Diplomat
Deri në vitin 2005, Departamenti realizonte aktivitetin e tij akademik në tri profile të Degës së Kimisë: Kimi e Përgjithshme, Kimi industriale dhe Kimi Ushqimore dhe ishte përgjegjës për diplomën  e Kimistit.
Pas vitit 2005, në kuadrin e organizimit të studimeve sipas sistemit të Bolonjës, Departamenti i Kimisë për ciklin e parë të Studimeve jep një Diplomë të Nivelit të Parë në Kimi (sistemi 3-vjeçar).
Në vitin 2008, me vendim të Këshillit të Ministrave, Departamentit të Kimisë i aprovohet hapja e Ciklit të Dytë të Studimeve: Diplomë e Nivelit të Dytë në Kimi, drejtimi “Analiza kimike dhe vetitë e lëndës” (sistem 2-vjeçar) dhe Master i Nivelit të Parë, Mësues Kimie (sistem 1 vjeçar)
Departamenti i Kimisë drejton dhe përgjigjet për zhvillimin e disiplinave bazë, formuese kimike jo vetëm me studentët e viteve I, II, III të profileve kimike të FSHN, por mbulon edhe mësimdhënien e lëndëve kimike në degët e Biologjisë, Fizikës, Farmacisë, Stomatologjisë, Mjekësisë së Përgjithshme etj.

Krahas mësimdhënies, Departamenti i Kimisë, realizon aktivitetin kërkimor-shkencor me drejtime të tilla si: analiza kimike dhe identifikimi i strukturës me metoda instrumentale,  studimi i korrozionit dhe i mbrojtjes nga ai, studimi i adsorbimit dhe i dukurive sipërfaqësore, etj.

Pas vitit 2000, në Departamentin e Kimisë kanë funksionuar edhe dy shkolla pasuniversitare që kanë dhënë diploma të studimeve pasuniversitare, “Master”, në dy drejtime:
Analiza kimike dhe identifikimi i strukturës me metoda instrumentale
Elektrokimia e proceseve të korrozionit dhe dukuritë sipërfaqësore.
Në vitin 2008 këto dy shkolla janë përshtatur në përputhje me ligjet në fuqi për të ofruar diploma “Master i Nivelit të Dytë” në drejtimet e mësipërme.

 

Kontakto
Departamenti: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.


Tel/Fax: +355-4-222-32-120

ADRESA

Rektorati,

Sheshi ‘‘Nënë Tereza’, Nr. 1, Kutia Postare Nr. 183

 Tiranë, Shqipëri

Kontakto:

E-mail: info@unitir.edu.al

Website: www.unitir.edu.al 

You are here: Home universiteti Departamenti i Kimise