Departamenti i Kimisë Industriale

PËRSHKRIMI I PUNËS I DEPARTAMENTIT TË KIMISË DHE NJË HISTORIK I SHKURTËR

Aktualisht Departamenti i Kimisë Industriale, është një nga shtatë Departamentet përbërëse të Fakultetit të Shkencave Natyrore. Historia e krijimit të tij është e lidhur ngushtësisht me atë të krijimit të Fakultetit të Shkencave Natyrore.
Fakulteti i Shkencave Natyrore është krijuar me themelimin e Universitetit të Tiranës, në vitin 1957. Fakulteti, filloi aktivitetin me përgatitjen e studentëve për 4 diploma, njëra prej të cilave ishte dhe ajo e Kimisë Industriale. Kimia Industriale, është një nga degët më të vjetra në Fakultetin e Shkencave Natyrore. Organizimi i degës për të realizuar procesin mësimor e shkencor, mbështetej në atë të katedrave. Fillimisht kanë qenë tri katedra me 10 pedagogë: Katedra e Kimisë së Përgjithshme dhe Inorganike; Kimisë Organike dhe ajo e Kimisë Analitike dhe Tekonologjisë. Më pas nga tri katedrat e mësipërme filluan të formohen katedra të reja: si ajo e Teknologjisë Kimike dhe Merceologjisë; Kimisë Fizike; si dhe bërthama (sektorë) shkencorë, që plotësonin më mirë si nevojat e proçesit mësimor, ashtu edhe ato të kërkimit shkencor. Këto zhvillime bënë që nga fillimi i vitit 1990, Dega e Kimisë u riorganizua në tri Degë, duke përgatitur kështu tri Diploma: Kimi Industriale; Kimi Ushqimore dhe atë të Kimisë së Përgjithshme. Kjo përbën edhe datën e themelimit të Departamentit të Kimisë Industriale; por që zyrtarisht nuk njihej emërtimi i tij dhe funksionet i kryente Këshilli i Degës. Vetëm pas viteve 1999, Dega e Kimisë u organizua në dy Departamente: Departamenti i Kimisë Industriale dhe Departamenti i Kimisë.
Gjatë këtyre viteve, ishin bërë shumë ndryshime në drejtim të krijimit të katedrave e sektorëve shkencor. Kështu tashmë ishin krijuar katedra të reja si ajo e Kimisë dhe Teknologjisë Ushqimore dhe Mikrobiologjisë, Katedrat e Teknologjisë Kimike Inorganike; Katedra e Teknologjisë Kimike Organike si dhe Katedra e Proceseve dhe Aparateve (Inxhinieria Kimike).
Po kështu ishin konsoliduar dy bërthama shkencore: e Kimisë Ushqimore dhe Mikrobiologjisë Teknike dhe ajo e Teknologjisë Kimike. Bërthamat Shkencore kryenin aktivitetin e tyre brënda seksioneve përkatëse. Të gjitha këto njësi mësimore e shkencore, tashmë me një staf Pedagogjik me përvojë të gjatë dhe shumë të kualifikuar, çuan në formimin e Departamentit të Kimisë Industriale. Kështu në kuadër të ristrukturimit të Fakultetit të Shkencave Natyrore në vitin 1999 me vendim të Këshillit të Ministrave, njihet zyrtarish themelimi i Departamentit të Kimisë Industriale.

Struktura Administrative e Departamentit

Departamenti i Kimisë Industrile përbëhej nga dy seksione:
1. Seksioni i Kimisë Ushqimore, Mikrobiologjisë Industriale dhe Inxhinierisë Kimike.
2. Seksioni i Teknologjisë Kimike Inorganike e Organike.
Pas  zgjedhjeve të vitit 2008 në Departamente pushuan së fuksionuari seksionet, të cilat në bazë të Ligjit mbi Arsimin e Lartë të vitit 2007 u zëvendësuan me grupet mesimorë-shkencore. Departamenti i Kimise Industriale aktualisht përbëhet nga tre grupe mësimoro-shkencorë:
• Teknologjisë Kimike
• Teknologjisë Ushqimore e Mikrobiologjisë
• Inxhinierisë së Proceseve Kimike

Diplomat

Deri në vitin 2005, Departamenti realizonte aktivitetin e tij akademik në dy profile të Degës së Kimisë: KIMIA INDUSTRIALE DHE KIMIA USHQIMORE, duke dhënë përkatësisht dy diploma Universitare: Kimist Industrial dhe Kimist Ushqimor (sistemi 5 – vjecar)
Pas vitit 2005, në kuadrin e organizimit të studimeve sipas sistemit të Bolonjës dhe Udhëzimeve të MASH-it, Departamenti i Kimisë Industriale për ciklin e parë të Studimeve jep dy Diploma të Nivelit të Parë në : Kimi Industriale e Mjedisore dhe Kimia dhe Teknologjia Ushqimore (sistemi 3-vjecar).
Në vitin 2008, me vendim të Këshillit të Ministrave, Departamentit të Kimisë Industriale i aprovohet hapja e Ciklit të Dytë të Studimeve në drejtimet e mëposhtme:
• Kimi Industriale e Mjedisore
• Shkencate Teknologjitë Ushqimore
• Inxhinieria e Proceseve Kimike  (sistem 2-vjecar)

Krahas Diplomave Universitare, Departamenti i Kimisë Industriale, realizon aktivitetin kërkimor-shkencor me drejtime të tilla si: Vlerësimi i lëndëve të para natyrore mbetjeve industriale për industrinë kimike; Lëndët djegëse e burimet alternative të tyre; në fushën e ruajtjes e mbrojtjes së mjedisit. Trajtimi i ujrave të shkarkimeve industriale e urbane, etj.
Seksioni i Kimisë Ushqimore në drejtimin: Siguria e produkteve ushqimore, kontrolli e cilësia, sistemet e vlerësimit; Përdorimi i mikroorganizmave me rëndësi industriale në proçeset fermentative, etj

Pas vitit 2000, në Departamenditn e Kimisë Industriale jepen edhe dy Diploma të studimeve pasuniversitare, “MASTER”, në dy drejtime:
• Përpunimi Kimiko-Teknologjik i lëndëve të para natyrore dhe mbeturinave industriale e urbane”
•  “Inxhineri Ushqimore”. (sistem 2- vjecar)

 

Kontakto
Departamenti: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.


Tel/Fax: +355-4-222-32-120

Përgjegjësi i Departamentit

Spiro Drushku, diplomuar në Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Kimi Industriale. “Doktor” prej vitit 1996. Aktualisht është profesor, pranë departamentit të Kimisë Industriale.

Curriculum Vitae e Përgjegjësit të departamentit 

Kontakto: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.fshn.edu.al/

ADRESA

Rektorati,

Sheshi ‘‘Nënë Tereza’, Nr. 1, Kutia Postare Nr. 183

Tiranë, Shqipëri

Kontakto:

E-mail: info@unitir.edu.al

Website: www.unitir.edu.al 

Kreu universiteti Departamenti i Kimise Industriale