Unitir

Keshilli i fakultetit te infermierise

Manika Face - Departamenti i Lëndëve Klinike

Ilirjana Zekja - Departamenti i Lëndëve Klinike

Albana Çela - Departamenti i Lëndëve Klinike

Klodiana Poshi - Departamenti i Lëndëve Paraklinike

Floreta Kurti - Departamenti i Lëndëve Paraklinike

Edmond Pistulli - Dep. i Diag.& rehabilitimit shëndetësor

Kastriot Shytaj - Dep.Diag.& rehabilitimit shëndetësor

Esmeralda Thoma - Dep.Diag.& rehabilitimit shëndetësor

Elida Peka - Dep. Infermieristikës së përgjithshme

Rudina Pirushi - Dep. Infermieristikës së përgjithshme

Valbona Bilali - Dep.Infermieristikës në kirurgji

Zamira Imeraj - Dep.Infermieristikës në kirurgji

Afërdita Tafaj - Staf joakademik

Erjon Bala - Student

Agron Sherifaj - Student

Erjon Hamitaj - Student

Dekani

Petrit Bara, Diplomuar në Fakultetin e Mjekesise të U.T.-së në vitin 1977. “Doktor” prej vitit 1995. Aktualisht është profesor, pranë Fakultetit të Infermierisë.

Curriculum Vitae e Dekanit të Fakultetit të Infermierisë

Kontakto: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: www.unitir.edu.al


Sekretare e Dekanit  +355 4 2349177

Sekretari  Mësimore +355 4 2349170

Historiku i departamentit të Infermieristikës

HISTORIKU I DEPARTAMENTIT TË INFERMIERISTIKËS
FAKULTETI I INFERMIERISE, TIRANË

Departamenti I Infermieristikës u krijua për herë të parë me Janar 2005, (viti akademik 2004-2005) dhe drejtuesi I tij u emërua  , për periudhën 2005-2008. Në Departament u krijuan dhe dy Seksione: Seksioni i Infermieristikë së Përgjithshme dhe Seksioni i Infermieristikes Speciale. Fillimisht, në Departament ishin 7 As/Pedagogë, më pas numri I tyre rritet, në 2004  emërohen 4 dhe në 2008  dhe 3 të tjerë, pranimi i këtyre të fundit u bë me konkurs.

Në zgjedhjet e Autoriteteve drejtuese të Universiteteve, në Janar 2008, Përgjegjësi i  Departamentit Infermieristikës u emërua Elida PEKA, pasi nuk kishte kandidat me doktoratur.  Përvec Shefit të Departamentit  u  emëruan dhe dy Pergjegjës Lëndësh : Përgjegjës i Lëndëve të Infermieristikës së Përgjithshme dhe Përgjegjës i Lëndëve të Infermieristikës Speciale.

Fillimisht, në Departament ishin 7 As/Pedagogë, më pas numri I tyre rritet, në 2004  emërohen 4 dhe në 2008  dhe 3 të tjerë, pranimi i këtyre të fundit u bë me konkurs.
Aktualisht janë 14 As/Pedagogë, të cilët kanë mbaruar studimet universitare në Fakultetin e Infermierisë, (‘’Mami”2, ndërsa 12 ‘’Infermieri e përgjithshme”),  por disa prej tyre janë të diplomuar dhe në degë të tjera si, Punë Sociale (pesë), Shkenca Politike (1), Bio-kimi (2).

Duhet theksuar që 7 (shtatë) prej As/Pedagogëve kanë kryer dhe një Trajnim Pedagogjik, ‘The First Graduate in Pedagogy’’ (1 vjecar), i organizuar dhe sponsorizuar nga  LEE BON SECOURS- Geneva, Zvicër, ndërsa 2 (dy) janë trajnuar nga OBSH ( 2006).  Një (1) prej  As/ Pedagogëve  ka përfunduar  MASTERIN në Universitetin Bujqësor të Tiranës, (2008) ndërsa 13 kanë aplikuar për Master. Departamenti i Infermieristikës mbulon dy diploma: ’’Mami“  dhe’’Infermieri e Përgjithshme“ përvec Teorisë, ka dhe një rol të rëndësishëm në Formimin Klinik të studentëve në dy Diplomat e sipërpërmendura.

Vlenë të përmendet bashkpunimi i ngushtë i pedagogëve jo vetëm brenda  Departamentit  të Infermieristikës por edhe me dy Departamentet e tjera të Fakultetit ai i Lëndëve Klinike dhe Paraklinike. Theksoj që, megjithëse është një staf relatisht i ri në moshë (mosha mesatare, 30-34 vjec), punon ,me shumë përkushtim dhe pasion për trasmetimin e dijeve bashkohore, ku ndihmë e madhe ka qenë dhe Trajnimi Pedagogjik për Mësimdhënie Profesionale, sponsorizuar nga LEE BON SECOURS- Geneva, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm jo vetëm në trajnimin e As/Pedagogëve të Departamentit të Infermieristikës por dhe në pajisjen e Bibliotekës së Fakultetit  me literatuar të huaj dhe bashkohore, shumë e rëndësishme dhe nevojshme  për Kujdesjet Infermierore.  

Gjatë viteve 2004-2008 nga lektorët e Departamentit të Infermieristikës janë botuar dy tekste dhe janë në proces botimi dhe katër të tjerë. Në vitin 2005, është botuar teksti ‚’’INFERMIERISTIKA  NE  SPECIALITETE“, me bashkautorë: E.PEKA, L.NECAJ, E.RUSTAMI, D.BEGO, A.DERVISHI, V.BILALI, A.IMAMI, M.CELA, ndërsa në vitin 2007 është botuar teksti ‚’’BAZAT E INFERMIERISTIKES SE PERGJITHSHME“ me bashkautorë: R.DUZHA, V.ALLIU, E.SMAKAJ. 

Përvec teksteve të mësipërme janë në proces botimi: ’’INFERMIERISTIKA E SËMUNDJEVE TË BRENDSHME“ me autorë: E.PEKA, L.NECAJ; ’’INFERMIERISTIKA E SËMUNDJEVE KIRURGJIKALE“ me autorë: V.BILALI, A.DERVISHI; ’’INFERMIERISTIKA E SËMUNDJEVE PEDIATRIKE“  me autorë: D.BEGO, E.RUSTAMI; ’’INFERMIERISTIKA  OBSTETRIKË- GJINEKOLOGJI“ me autorë: A.IMAMI, M.CELA.

Gjithashtu, vlenë për t’u përmendur dhe Revista e Fakultetit tonë:
“Mjekesia Bashkohore dhe Kujdesi Infermieror“ e cila është një revistë me vlera shkencore dhe profesionale, ku disa prej lektoreve të Departamentit të Infermieristikës, janë Anëtar të Bordit Drejtues.
Lektorët e Departamentit të Infermieristikës vazhdimisht kanë publikuar punime e tyre cilësore në revistë , qoftë si autore dhe bashkautorë. Po ashtu kanë marrë pjesë dhe referuar vazhdimisht në Konferenca brenda dhe jashtë vendit, Workshope, Seminare të zhvilluara etj.

Kontakto
Departamenti: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.


Tel/Fax: +355-4-223-45-823

 

Historiku i Departamentit të Lëndëve Paraklinike

HISTORIKU I DEPARTAMENTIT TË LËNDËVE PARAKLINIKE 
FAKULTETI I INFERMIERISE, TIRANË

Fakulteti i Infermierisë  u formua në vitin 2004, duke ju bashkëngjitur në përbërjen e tij Universitetit te Tiranës.
Që në vitin e parë në Fakultetin i Infermierisë u hapën studimet në Degët: Infermieri, Mami, Logopedi dhe Teknik Laboratori. Në vitin akademik 2005 -2006 u shtuan edhe dy Degë te tjera me diploma në Fizioterapi dhe  Imazheri.
Në Janar të vitit 2005 Fakulteti i Infermierisë u organizua duke u ndarë në tre Departamente kryesore; Departamenti i Lëndëve Paraklinike, i Lëndëve Klinike si dhe Departamenti i Infermierisë.
Departamenti i lëndëve Paraklinike e filloi punën e tij me nëntë mjeke pedagoge nga të cilët vetem njëri kishte gradën master. Shefi i  Departamentit u emerua mjeku Kastriot Shytaj. Departamenti funksiononte në bazë të dy seksioneve: Seksioni i lëndëve mjekesore  dhe Seksioni i lëndëve jomjekesore.
Departamenti i lëndëve paraklinike që në fillimet e tij dhe në vazhdim,  është përfshirë në përgatitjen e hartimin e kurrikulave mësimore. Hartimi i tyre  është bërë duke i përshtatur ato me standartet bashkëkohore, të ngjashme me institucionet akademike homologe më të përparuara në Evropë. Kështu filloi te implementohet për herë të parë kurrikula mësimore sipas filozofisë së Bolonjës në nivelin Bachelor.
Në janar të vitit 2008 pas zgjedhejeve në Universitete, shef Departamenti u zgjodh Dr.Tatjana Cina.
Departamenti është organizuar në “Gruplëndë” Cdo Grupëndë ka një përgjegjës.
Departamenti i lëndëve Paraklinike mbulon 67 lëndë ose 10880 orë mësimi   të formimit të përgjithshëm dhe bazë në diplomat;
Infermieri 4958 orë mësimi
Mami  1189 orë mësimi
Logopedi 72 orë mësimi
 Fizioterapi 1088 orë mësimi
Teknik Laboratori  2054  orë mësimi
Imazheri 1554 ore mesi orë mësimi
Pedagogët e brëndshëm mbulojnë 40 lëndë mësimore.
Pedagogët e jashtëm në Departamentin e lëndëve klinike japin mësim në 27 lëndë mësimore,  kryesisht në gjuhët  e huaja, fizike, kimi organike dhe inorganike, biologji, biologji  molekulare, psikologji, sociologji, mjekësi ligjore etj.
Aktualisht Departamenti i lëndëve Paraklinike ka 19 pedagogë të brëndshëm: një me gradën Doktor, dy në proces doktorature, 12 me Diplomën  Master dhe 4 pedagogë përgatiten të regjistrohen për  Diplomën Master.
Pedagogët e Departamentit të lëndëve klinke japin mësim edhe në Fakultete të tjera të UT dhe në Universite të tjera, si Ufo dhe Kristal,  duke respektuar marrëveshjen e Universitetit të Tiranës me këto Universitete.
Pesë nga pedagogët e këtij departamenti punojnë me statusin e vullnetarit pranë klinikave të Qëndrës Spitalore ‘Nënë Tereza”.
Stafi pedagogjik i departamentit e ka konsideruar si detyrë parësore rritjen e nivelit të procesit mësimor dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies.
Ky departament ka aprovuar këto botime
Imunologji për Infermiere viti 2008
Imunopatologji , viti 2007
Imunologjia baze, viti 2007
Imunohematologjia, viti 2007
Imunodiagnostika, viti 2007
Mikrobiologjia Mjekësore, viti 2008
Shëndeti publik, viti 2004
Statistikë viti 2004
Shëndet Mjedisor viti 2005.
Pedagogët e departamentit të  lëndëve paraklinike punojnë vazhdimisht për ngritjen shkencore të tyre duke marrë pjesë aktive me punime shkencore në aktivitete brënda dhe jashtë vëndit
Pedagogët e departamentit të lëndëve Paraklinke marrin pjesë gjithashtu  në përgatitjen e  kurrikulave  së Masterit të Nivelit të Parë në fushat e veta MNP (3+1), si dhe në diplomat e nivelit të dytë DND.


 

Kontakto
Departamenti: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Tel/Fax: +355-4-223-45-823

Kontakto me ne

Rektorati i Universitetit të Tiranës .....

  • Adresa: Sheshi "Nënë Tereza" Tirana, Albania
  • Kutia Postare Nr 183
  • Tel: 355 4 222840
  • Fax: + 355 4 2223981
  • Email: info@unitir.edu.al
  • Website: www.unitir.edu.al
  • Skype user: infounitir
  • Working Time from Monday to Friday 8:30 AM - 16:30
You are here: Home Rektorati universiteti Fakulteti i Infermierisë