Departamenti i Kontabilitetit

Pershkrimi i departamentit te kontabilitetit

Departamenti i Kontabilitetit është rikrijuar në muajin dhjetor të vitit 2004. Ai është krijuar duke ruajtur vazhdimësinë profesionale dhe metodologjike nga katedra e Kontabilitetit, që ka ekzistuar deri në vitin 1992.
Katedra e Kontabilitetit është krijuar krahas me krijimin e Institutit  të Lartë Ekonomik në vitin 1952 dhe më pas me krijimin e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1957.



Departamenti mbulon mbi 18 disiplina që ofrohen në nivele të ndryshme në të gjitha degët e fakultetit të Ekonomisë por dhe të fakulteteve të tjera. Departamenti është angazhuar në një punë intensive për përsosjen e planeve dhe programeve mësimore si dhe në përgatitjen e botimin e teksteve, leksioneve të parashkruara e përkthimeve, për ta afruar sa më shumë nivelin e disiplinave që mbulon me ato bashkëkohore perëndimore. Gjithashtu, departamenti i kontabilitetit ka përgatitur Curriculat Mësimore dhe është përgjegjës për programin pasuniversitar “Master në Kontabilitet dhe Auditim” (MKA), master i cili sapo ka filluar të zhvillohet në vitin e parë të tij në Tetor 2006 dhe që është masteri i vetëm në fushën e kontabilitetit dhe auditimit në Shqipëri i cili ofron njohuritë e nevojshme për ecurinë në karrierën profesionale dhe shkencore në fushën e kontabilitetit dhe auditimit.

Departamenti gjithashtu jep aktivisht kontributin e tij shkencor e profesional në fusha e sektorë të ndryshëm të ekonomisë e biznesit të vendit. Një kontribut i vlerësuar është dhënë prej antarëve të tij në fushën e kërkimeve shkencore në formën e artikujve, monografive, konferencave shkencore, etj. Departamenti ka kontakte bashkëpunimi me mjaft departamente të universiteteve të huaja perëndimore në SHBA, Angli, Itali, Gjermani, Francë, etj.

Departamenti i Kontabilitetit, aktualisht ka 13 pedagogë efektivë nga të cilët 1 profesor, 3 profesorë të asociuar, 2 doktorë shkencash, 2 pedagogë me diplomë Master dhe 5 asistentë pedagogë të rinj të angazhuar intensivisht në kualifikimin pasuniversitar dhe që përballojnë me sukses një ngarkesë të konsiderueshme pedagogjike, duke rekrutuar në këtë degë studentët më të mirë të vendit.

Gjithashtu në Departamentin e Kontabilitetit janë të angazhuar edhe pedagogët e jashtëm me përvojë e me gradë shkencore, të cilët sjellin eksperiencën dhe ekspertizën e tyre praktike në mësimdhënie si dhe disa asistentë të rinj të fushës së kontabilitetit dhe biznesit që angazhohen sipas nevojave në disiplina të ndryshme.

Në departamentin e kontabilitetit aktivizohen si pedagogë të jashtëm: Prof. Dr. Genc Ruli, Prof. Asoc.  Dr. Lindita Lati, Prof. Asoc.  Dr. Zana Guxholli,  Llazi Balliu etj.


Kontakto
Departamenti: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Tel/Fax: +355-4-223-45-789

Përgjegjës i departamentit

Sotiraq Dhamo, diplomuar në Universitetin e Tiran?s, Diplomë “Ekonomist Finance” - Fakulteti i  Ekonomisë. Doktor i Shkencave, 1991. Diploma për titullin pedagogjik “Profesor i asociuar”, 1998. Diploma për titullin Pedagogjik “Profesor”, 2008. Lektor në  Departamentin e Kontabilitetit , Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i  Tiranës.

Curriculum Vitae e Përgjegjësit të departamentit 

Kontakto: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.


Website: http://www.fakultetiekonomise.edu.al

ABONOHUNI

Sigurohuni që nuk do humbisni asnjë event nga UNITIR duke u abonuar në letërnjoftimin tonë.

Na Kontaktoni

Për çdo informacion ose pyetje, na kontaktoni:

Na ndiqni

Ne jemi edhe në Facebook. Na ndiqni dhe mbetemi ne kontakt.
Kreu universiteti Departamenti i Kontabilitetit