Historiku

 

Fakulteti i Shkencave Sociale fillimet e veta i ka që në vitin 1965, ku Fakulteti i Drejtësisë, u riorganizua dhe u quajtë "Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike", ku u përfshinë dega e shkencave politike dhe ajo e drejtësisë. Dega e Shkencave Politike përgatiste specialistë të profilit politik për organet qendrore e lokale të pushtetit shtetëror. Më pas kjo degë u kthye në degën e filozofisë.

 

Në vitin 1991 nga bashkimi i degës së Filozofi-Sociologji dhe Punës Sociale u krijua Fakulteti i Punës Sociale dhe në vitin 1992 fakulteti merr emrin që ka dhe sot Fakulteti i Shkencave Politike.

 

Me ndihmën e një program Tempus në këtë fakultet hapet dega e Psikologjisë dhe fakulteti numëronte tre departamente: Departamentin e Filozofi-Sociologji, Punës Sociale dhe Psikologji-Pedagogji.

 

Në vitin 2001 u hap për herë të parë programi i studimit të Shkencave Politike brenda Departamentit të Filozofi--Sociologji dhe më pas krijohet Departamenti i Shkencave Politike. 

 

Në vitin 2010 ndahet Departamenti i Filologji-Sociologji në dy departamente dhe respektivisht në atë të Sociologjisë dhe Filozofisë.

 

Fakulteti i Shkencave Sociale njihet si institucioni i parë dhe i vetëm arsimor që ka përgatitur specialistët e parë në sociologji, psikologji dhe punë sociale.

 

Fakulteti i Shkencave Sociale përbëhet nga pesë departamente:

 

·         Departamenti i Shkencave Politike;

 

·         Departamenti i Psikologjisë- Pedagogjisë;

 

·         Departamenti i Punës dhe Politikave Sociale;

 

·         Departamenti Filozofisë;

 

·         Departamenti i Sociologjisë.

 

Dekani i Fakultetit të i Shkencave Sociale është Prof. Dr. Theodhori Karaj.

 

Zv. Dekan për ciklin e parë të studimit është Docent Petraq Simo.

 

Zv. Dekan për ciklin e dytë të studimit është Dr. Fatmir Bezati.

 

Zv. Dekan për ciklin e tretë të studimit është Orinda Malltezi.

 

Fakulteti i Shkencave Sociale ka 70 pedagogë që përbëjnë stafin akademik të këtij fakulteti. Nga këta 8 pedagogë kanë titullin Profesor Doktor, 3 me titullin Profesor i Asocuar (Prof. As. Dr.), 37 me titullin doktor, 3 me titullin docent dhe 19 janë më Master.

 

Në Fakultetin e Shkencave Socialestudiojnë afërsisht 4900 studentë. Në sistemin Bachelor full time studiojnë 1720 studentë dhe 1030 studentë studiojnë në sistemin part-time.

 

Në ciklin e dytë të studimeve Full-Time për Master Shkencor janë 1470 studentë dhe në Master Profesional 600 studentë, ndërsa për sistemin Part-Time në Master Profesional janë 90 studentë.

 

Fakulteti i Shkencave Sociale ndodhet tek Bulevardi “Gjergj Fishta”

 

Kontakte;

 

Telefoni: +355 4 223036

 

Dekani

Theodhori Karaj, Diplomuar në Fakultetin e Histori-Filologjisë të U.T.-së në vitin 1975. “Doktor” prej vitit 1989. Gjithashtu ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë, në vitin 2000. Aktualisht është profesor, pranë Fakultetit të Histori-Filologjisë.

Curriculum Vitae e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Sociale 

Kontakto:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: www.unitir.edu.al

 

Sekretare e Dekanit  +355 4 2230369

Sekretari  Mësimore +355 4 2250304 

 

Keshilli I Fakultetit Te Shkencave Sociale

Theodhori Karaj - Deartamenti Psikologji-Pedagogji

Adem Tamo - Departamenti Psikologji-Pedagogji

Edmond Rapti - Departamenti Psikologji-Pedagogji

Fatmir Bezati - Departamenti Psikologji-Pedagogji

Petraq Simo - Departamenti Psikologji-Pedagogji

Zenel Orhani - Departamenti Psikologji-Pedagogji

Hysamedin Feraj - Deparatmenti i Shkencave Politike

Klodiana Beshku - Deparatmenti i Shkencave Politike

Merita Xhumari -  Deparatmenti i Shkencave Politike

Edmond Dragoti - Departamenti i Punës Sociale

Rudina Rama - Departamenti i Punës Sociale

Edlira Haxhiymeri - Departamenti i Punës Sociale

Juliana Ajdini - Departamenti i Punës Sociale

Mandeta Minxhozi - Deparatmenti i Filozofisë

Adriana Anxhaku - Deparatmenti i Filozofisë

Vasilika Shtëpani - Departamenti i Sociologjisë

Zyhdi Dervishi - Departamenti i Sociologjise

Elisaveta Arqimandriti - Staf joakademik

Rezjana Kapuçaj - Student

Eraldo Ceka - Student

Muhamet Kola - Student

 

 

 

 

 

 

 

ADRESA

Rektorati,

Sheshi ‘‘Nënë Tereza’, Nr. 1, Kutia Postare Nr. 183

 Tiranë, Shqipëri

Kontakto:

E-mail: info@unitir.edu.al

Website: www.unitir.edu.al 

You are here: Home universiteti Fakulteti i Shkencave Sociale