Trajnimet - UNIVERSITETI I TIRANËS

Trajnimet

Universiteti i Tiranës i kushton një rëndësi të veçantë ofrimit të trajnimeve për studentët e tij si edhe për stafin. Gjatë gjithë vitit akademik ofrohen një seri trajnimesh duke u dhënë mundësi studentëve të përfitojnë njohuri mbi çështje dhe tema të ndryshmesi edhe të përmirësojnë aftësitë dhe të rrisin nivelin e performancës së tyre në fushën e tyre të studimit apo në mjedisin e punës.

Qendra e Karrierës në bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet, kompanitë, bizneset dhe organizatat e ndryshme, zhvilloi përgjatë vitit akademik 2013-2014 trajnime me temat si:

  • Trajnimi mbi “Lidershipin dhe Sipërmarrjen”, 21.11.2013.
  • Trajnim mbi shkrimin akademik “Si të shkruajmë shqip”, 22.04.2014.
  • Trajnim mbi “Aftësitë e komunikimit”, 13.05.2014.

Njëkohësisht duke e konsideruar stafin si një burim kyç të suksesit, Universiteti i Tiranës organizon trajnime të ndryshme për të zhvilluar dhe aftësuar më tej personelin e tij.